“Më shumë kam mësuar qe 3 javë me Guardiolan se sa gjatë gjithë karrierës”

  • 24 July 2016 - 00:08
“Më shumë kam mësuar qe 3 javë me Guardiolan se sa gjatë gjithë karrierës”

Mesfushori i Manchester Cityt, Fabian Deplh ka deklaruar se më shumë ka mësuar qe 3 javë me Pep Guardiolan sesa gjatë gjithë karrierës së tij.

“Guardiola ishte fantastik që nga dita e parë, ai i dinte emrat e të gjithëve. Mund të them se kam mësuar më shumë në këto tre javë sesa gjatë gjithë karrierës”.

“Ai është profesionist, ne po i zbatojmë me përpikmëri urdhërat e tij”.

“Deri më tani çdo gjë po shkon për mrekulli, shpresojmë të arrijmë suksese”, theksoi në fund Fabian Delph.