Merret peng vjehrra e bosit të Formula 1

  • 27 July 2016 - 12:59
Merret peng vjehrra e bosit të Formula 1

Vjehrra e kreut të Formula 1, Bernie Eccelestone raportohet se është marrë peng dhe për lirimin e saj kërkohet plot 36.5 milionë euro.

Aparecida Schunck, 67-vjeç, nëna e bashkëshortes së Ecclestonet, Fabiana Flosi, është marrë peng në Sao Paulo të Brazilit duke detyruar bosin eFormula 1 të bëjë këtë shpenzim marramendës. 

Aktualisht policia dhe autoritetet lokale po punojnë për të arrestuar pengmarrësit.

Kujtojmë këtu faktin se 85-vjeçari është njeriu më i fuqishëm në sport dhe pasuria e tij përllogaritet në rreth 3.1 miliardë dollarë. 

(Kosova Sot)