Aubameyang “shokon” Real Madridin (Foto)

  • 27 July 2016 - 20:20
Aubameyang “shokon” Real Madridin (Foto)

Pierre-Emerick Aubameyang ka mohuar se ka thënë se do të linte Dortmundin vetëm për Real Madridin.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang ka mohuar se ka thënë për ZDF se Real Madrid është e vetmja skuadër tek e cila dëshiron të luaj.

Ai tha se nuk e di se nga kanë dalë këto fjalë dhe insiston se ka thënë se Real Madrid ka qenë vetëm ëndërr e tij e fëmijërisë dhe asgjë më shumë.

“Përshëndetje gazetarë. Vetëm dua të jem i qartë. Jam duke e lexuar çdo kund diçka të cilën unë nuk e kam thënë, ‘vetëm Real Madrid mund të më largojë nga Dortmund’. Nuk e di kush po i transformon fjalët e mija, por jam i mërzitur se çdo kush po shkruan çka po dëshiron. Unë jam lojtar i Dortmundin dhe në çdo intervistë kam qenë i sinqertë duke thënë se ishte ëndërr e fëmijërisë, por asgjë më shumë. Faleminderit”, ka shkruar Aubameyang në Twitter.

(Kosova Sot)