Dardan Berisha shokon Sigal Prishtinën: Nuk jam më pjesë e skuadrës (Foto)

  • 28 July 2016 - 15:03
Dardan Berisha shokon Sigal Prishtinën: Nuk jam më pjesë e skuadrës (Foto)

Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha ka njoftuar se është larguar nga Sigal Prishtina.

Pëmres një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur edhe arsyet e gabimit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Të nderuar Plisa dhe KB Prishtina, Nëpërmjet këtij statusi dëshiroj të ju njoftoj se gjatë sezonit në vijim nuk do të jem pjesë e KB SIGAL Prishtina. Arsyejet janë të thjeshta: fitova gjithcka cka kisha për të fituar dhe realizuam edhe një ëndërr, debutimin në FIBA Europe Cup. Tani erdhi koha për një sfidë të re në jetën time sportive!Falenderoj kryesinë e KB SIGAL Prishtina për mirëkuptimin si dhe tifozët për mbështetjen, duke iu dëshiruar sukses në edicionin e radhës! SHIHEMI ...!Forza Prishtinë!Forza Plisat!" shkruan Berisha në Facebook.

(Kosova Sot)