Dominon Mercedes-i në provat e lira

  • 30 July 2016 - 10:22
Dominon Mercedes-i në provat e lira

Asgjë nuk ndryshon në Formula 1, edhe në sesionin e dytë të provave të lirë në Hockenheim. Ishte prezent aty dhe Mick Schumacher, i biri i pilotit më fitues në Çmimin e Madh të Gjermanisë, (Michael e ka fituar në vitet 1995, 2002, 2004, dhe 2006). Vazhdoi në Gjermani dominimi i Mercedes me Nico Rosberg-un, që realizoi kohën më të mirë, (1’15”614), duke lënë pas me 394 të mijtat e sekondës, Lewis Hamilton, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

U konfirmua në këtë mënyrë edhe një herë supremacia e “Shigjetave të Argjendta” që u pa edhe në sesionin e mëngjesit. 

Kimi Raikkonen me Ferrarin kishte zënë përkohësisht vendin e parë në gjysmë të sezonit duke realizuar kohën 1’16”512 duke lënë pas Hulkenberg dhe Hamilton, por më vonë u vendosën hierarkitë e kreut të klasifikimit me Sebastian Vettel që përmirësoi kohën e tij duke u renditur i treti me 594 të mijtat e sekondës më shumë se Rosberg.

Gjermani i Ferrarit la pas në këtë mënyrë dy makinat e Red Bullit të Daniel Ricciardos dhe Max Verstappen, ndërsa Kimi Raikkonen e mbylli ditën në vendin e 6-të, me 894 të mijtat e sekondës më shumë se Rosberg.

(Kosova Sot)