Koln ‘blindon’ Mërgim Mavrajn

  • 26 August 2016 - 11:04
Koln ‘blindon’ Mërgim Mavrajn

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj pritet të jetë pjesë afatgjatë e Kolnit pasi klubi dhe trajneri i gjermanëve e sheh 30-vjeçarin si shpëtimtarin e këtij reparti.

Ditët e fundit është përfolur për një interesim të klubit të Sampdorias ndërsa sot ka reaguar klubi gjerman duke i mbyllur derën klubeve që interesohen për Mavraj, shkruan ‘ilsecoloxix’.

Nesër Kolni do të startojë ndeshjen e parë në Bundesligën gjermane ku me shumë mundësi Mavraj pritet ta nisë si titullar.

(Kosova Sot)