Goditja e Interit në merkato, Gabigol dhe Joao Mario

  • 26 August 2016 - 17:23
Goditja e Interit në merkato, Gabigol dhe Joao Mario

Interi hap "thesin" dhe bën dy goditjet e radhës. Gabigol dhe Joao Mario janë dy blerjet e reja të skuadrës italiane.

Gabriel Barbosa nga Santos dhe Joao Mario nga Sportingu i Lisbonës mund të konsiderohen lojtarë të Inerit dhe për këtë mungon vetëm zyrtarizimi.

Çmimi i transferimit të brazilianit është rreth 25 milionë euro, ndërsa i portugezit 45 milionë euro.

Drejtuesit e rinj të Interit do shpenzojnë rreth 70 milionë euro për këta dy lojtarë dhe këto transferime vijnë në ditët e fundit të merkatos së verës.

(Kosova Sot)