Zyrtare:Pellegrini befason të gjithë me klubin e ri

  • 27 August 2016 - 16:46
Zyrtare:Pellegrini befason të gjithë me klubin e ri

Manuel Pellegrini është emëruar trajner i ri i Hebei China Fortune, ka konfirmuar klubi nga Superliga e Kinës.

Pellegrini udhëhoqi Manchester Cityn drejt gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar, por njoftoi në shkurt se do të largohet nga Etihad Stadium më 30 qershor.

Ndërsa, klubi në vend të tij emëroi Pep Guardiolën. 62-vjeçari nga Kili – i cili fitoi Premierligën më 2014, dhe dy League Cup më 2014 dhe 2016 – i bashkohet trajnerëve të mirënjohur përfshirë Sven-Goran Eriksson nga Shanghai SIPG dhe Luiz Scolarit nga Guangzhou Evergrande në futbollin kinez.

Hebei gjendet në opzitën e pestë në renditjen e Superligës së Kinës, dhe takohet me liderin Guangzhou Evergrande më 10 shtator.

Pjesë e ekipit janë ish ylli i Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi, ish sulmuesi i Arsenalit, Gervinho dhe Gael Kakuta, ish anëtar i Chelseas.

(Kosova Sot)