Pescara fiton në tavolinë, Manajt i hiqet goli (Video)

  • 30 August 2016 - 13:29
Pescara fiton në tavolinë, Manajt i hiqet goli (Video)

Federata e Italisë ndeshjen mes Sasuolos dhe Pescaras e kanë regjistruar me rezultat zyrtar 0:3. Kështu, goli i Rey Manajt është fshirë

Rezultati i ndeshjes Sassuolo-Pescara do të ndryshohet, nga 2-1 në 0-3 pas inkuadrimit ilegal në lojë të Antonino Ragusas së Sassuolos.

Mesfushori kaloi tek klubi i Sassuolos nga Cesena më 26 gusht, por kjo erdhi pasi klubi kishte dorëzuar listën me 25 lojtarë në Ligë.

Klubi është dashur të njoftojë Ligën se një prej 25 lojtarëve të saj do të zëvendësohet me lojtarin e ri, por me sa duket, ata nuk e bënë këtë gjë.

Ky lajm ndërkohë ka gëzuar padyshim Pecsaran, edhe pse për sulmuesin shqiptar Rey Manaj, i cili shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, do të thotë mosnjohje e golit.

Ky është goli i Manajt

(Kosova Sot)