Smalling: Rooney do të kthehet më i fortë

  • 26 September 2016 - 09:54
Smalling: Rooney do të kthehet më i fortë

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling beson se kapiteni Wayne Rooney do të lerë stolin rezervë për tu rikthyer akoma edhe më i fortë.

Rooney prej kohësh ka qenë një ndër lojtarët më të kritikuar dhe në përballjen kundër Leicester City-t përfundoi në stolin rezervë, shkruan ‘Goal’.

“Wayne nuk dorëzohet. Ai ishte i njëjti edhe para ndeshjes. Ai është në nga më të zëshmit dhe kështu ishte edhe në ndeshjen e fundit. Pavarësisht nëse luan apo jo, ai gjithmonë është i njëjti. Do të jetë vetëm çështje kohe kur Rooney do të kthehet, pasi ai ka kualitet”, u shpreh Smalling

(Kosova Sot)