FIFA: Racizmi vazhdon të luftohet seriozisht

  • 26 September 2016 - 16:16
FIFA: Racizmi vazhdon të luftohet seriozisht

Sekretarja e përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të futbollit (FIFA), Fatma Samoura, ka insistuar se lufta kundër racizmit po merret seriozisht, përkundër faktit se është eliminuar një komision që e ka mbikëqyrë diskriminimin.

Agjencia Associated Press ka zbuluar dje se kjo task forcë ishte shformuar, pasi FIFA u ka thënë vendeve anëtare se misioni ishte “kompletuar krejtësisht”.

Samoura tha se grupi kishte “një mandat shumë specifik” dhe rekomandimet e tij tash janë shndërruar në “program të fuqishëm” për luftimin e racizmit.

Duke u përgjegjur ndaj kritikave për vendimin për eliminimin e këtij grupi, Samoura tha se “ne mund të jetojmë me perceptime, por ne e marrim shumë seriozisht rolin tonë si organ botëror i futbollit për ta luftuar racizmin”.

Fatma Samoura, në muajin maj të këtij viti është zgjdhur femra e parë dhe administratorja e parë e lartë nga Afrika në FIFA, në kuadër të reformave të kryera nga presidenti, Gianni Infantino.

(Kosova Sot)