Skandal: Kjo video mund t’i kushtoj Allardyce me shkarkim (Video)

  • 27 September 2016 - 14:21
Skandal: Kjo video mund t’i kushtoj Allardyce me shkarkim (Video)

Sam Allardyce, selektori i Anglisë, rrezikon të shkarkohet nga detyra pas një skandali.

Futbolli anglez është në prag të një skandali që mund të tronditë themelet e Kombëtares së Tre Luanëve. Në qendër të vëmendjes është trajneri i sapoemëruar, Sam Allardyce, i cili akuzohet nga tabloidi “Telegraph” për manovra jo ligjore në çështjet e transferimeve.

Sipas tabloidit që ka futur në kurth trajnerin, Allardyce është filmuar duke u treguar disa biznesmenëve që në të vërtetë ishin gazetarë, si të shkelnin mbi rregulloren.

Ish trajneri i Sunderland është filmuar gjatë takimin me një përfaqësues të rremë të një kompanie nga Lindja e Mesme, i cili shprehu interes për të investuar para në tregun e futbollistëve në Premier League.

Ai kërkoi konsulencën e Allardyce për shumën e 400 mijë futëve. Takimi zgjati rreth 4 orë ku duket qartë se si trajneri u bën me dije biznesmenëve se sa e lehtë është të shkelësh rregulloren e aplikuar në vitin 2008 për kartonin e lojtarëve.

Në thelb, ai i mëson gazetarët si të fitojnë aksione në rrugë të padrejtë ndaj kartonit të lojtarit duke ia hequr klubit apo vetë lojtarit. Në takim ishte i pranishëm edhe agjenti i Allardyce,  Mark Curtis dhe konsulenti financiar Shane Moloney.

(Kosova Sot)