Shkëlzen Gashin e duan shumë "dostat" e skuadrës, ja çfarë thonë për të (Video)

  • 28 September 2016 - 15:50
Shkëlzen Gashin e duan shumë

Shkëlzen Gashi ëshë një nga futbollistët më të dashur për bashkëlojtarët dhe tifozët e Colorado Rapids. 

Në faqen zyrtare të klubit ka plot lavde për sulmuesin, teksa këtë herë klubi ka vendosur t’i prezantojë tifozëve anën tjetër të Gashit, dhe këtë e bëjnë disa prej lojtarëve që i zbulojnë “sekretit” ish ­sulmuesit të Baselit. 

Kevin Doyle: E pëlqen modën, gjithmonë vishet shumë bukur dhe jam xheloz për kontratën e tij me Louis Vitton.

Bobby Burling: Gashi ka një koleksion makinash në shtëpinë e tij dhe e ndihmova që ta përdorte patentën edhe këtu në Amerikë. Kemi diskutuar se çfarë makine dëshironte që të blinte këtu, por ai e ka një koleksion makinash luksoze në Zvicër

Dillon Powers: Një zakon të çuditshëm që njerëzit nuk e njohin rreth Gashit, është që ai vendos gjithmonë akull në gju, diçka që askush tjetër në skuadër nuk e aplikon. Megjithatë, për Shkëlzenin ky ritual është mjaft i rëndësishëm

Jared Watts: Është një profesionist i vërtetë dhe një lojtar i shkëlqyer. Por, e veçantë nga Gashi është që praktikon masazh për këmbët çdo ditë, para dhe pas stërvitjeve

Marlon Hairston: Gashi e dashuron shkencën e futbollit, por seriozisht ai ishte një përforcim i jashtëzakonshëm për skuadrën. Ai është një prej lojtarëve që ka më tepër eksperiencë dhe po paraqitet shumë mirë.

(Kosova Sot)