Trajneri i klubit gjerman stërvit skuadrën me dron

  • 29 September 2016 - 19:23
Trajneri i klubit gjerman stërvit skuadrën me dron

Klubi i Hoffenheim ka vendosur që të investojë në teknologji për të përdorur metoda sa më efikase në stërvitje. Trajneri i kësaj skuadre, Julian Nagelsman po përdor një metodë të veçantë për të parë ecurinë e lojtarëve të tij me anë të përdorimit të dronit.

Futbollistët e Hoffenheim stërviten, ndërkohë që mbi kokën e tyre fluturon një dron fillimisht ata janë habitur, ndërkohë që trajneri i tyre shihet me një komandë në dorë.

“Ne duam të shfrytëzojmë të gjitha mënyrat e reja për stërvitje, ndërsa materialet do t’i përdorim për analizë të plotë”, tha Nagelsman.

Klubit gjerman kjo i ka kushtuar një investim 1200-1500 euro.

(Kosova Sot)