Katastrofë për Diaby, pëson tjetër lëndim të rëndë

  • 24 October 2016 - 22:07
Katastrofë për Diaby, pëson tjetër lëndim të rëndë

Abou Diaby ka pësuar një tjetër lëndim dhe do të mungojë për katër muaj të tjerë

Mesfushori francez i Marseille, Abou Diaby ka pësuar një tjetër lëndim dhe tashmë i duhet të operohet.

Diaby në Marseille u transferua në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë ka bërë vetëm 5 paraqitje, pasi pjesën tjetër ka qenë i lënduar.

“Për disa javë Abou Diaby ka qenë duke vuajtur nga një problem në nyje. Tashmë është e pamundur që ai të stërvitet, dhe për këtë stafi mjekësor ka vendosur që ai të operohet”, thuhet në njoftimin e Marseille.

(Kosova Sot)