Befason Montella, ja çka thotë pas humbjes së thellë nga Genoa

  • 25 October 2016 - 23:56
Befason Montella, ja çka thotë pas humbjes së thellë nga Genoa

Vincenzo Montella insiston se Milani nuk e ka merituar humbjen kundër Genoas

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella beson se skuadra e tij nuk është dashur të humbiste kundër Genoas.

Milan u mposht 3:0 nga Genoa, vetëm 3 ditë pas fitores së madhe kundër Juventusit.

“Ne luajtëm më mirë se herët tjera dhe nuk e merituam humbjen, sepse treguam shumë karakter. Lojtarët duhet të jenë krenar për atë që kanë treguar në pjesën e dytë”, tha Montella pas ndeshjes. 

(Kosova Sot)