Hajdutët plaçkitin shtëpinë e Dzekos, ja sa euro i vidhen boshnjakut (Foto)

  • 28 October 2016 - 12:06
Hajdutët plaçkitin shtëpinë e Dzekos, ja sa euro i vidhen boshnjakut (Foto)

Edin Dzeko, sulmuesi i Romës, ka pasur disa "mysafirë" të paftuar në shtëpi

Shtëpia e Edin Dzekos është plaçkitur gjatë ndeshjes mes Sassuolo dhe Romës, e cila është zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.

Sipas gazetës italiane "Gazzetta dello Sport", gruaja e Dzekos dhe fëmijët ishin brenda në shtëpi kur hajnat kishin hyrë brenda.

Raportohet se hajdutët kanë vjedhur me rreth 500 euro si dhe disa çanta me vlerë të gruas së boshnjakut.

(Kosova Sot)