Storari në Serie B

  • 02 July 2015 - 17:43
Storari në Serie B

Portieri Marco Storari është larguar nga Juventus duke nënshkruar kontratë me Cagliarin, skuadër që ka rënë në Serie B. 

Pas pesë sezonesh në Juventus, Marco Storari do të fillojë një kapitull të ri në Cagliari.

Portieri ka arritur marrëveshje dyvjeçare me skuadrën që ka rënë në Serie B.

Storari, i cili me “Bianconerët” pati rolin e rezervistit të Gianluigi Buffonit, do të përfitojë 700 mijë euro në sezon.

Ai do t’i bashkohet skuadrës së re më 12 korrik, në ditën e parë të përgatitjeve për edicionin e ardhshëm.