Messi: E dhimbshme ta pësosh në finale

  • 07 July 2015 - 12:36
Messi: E dhimbshme ta pësosh në finale

Finalja e dytë e humbur brenda një viti. Dy goditje të rënda që nuk mund të mos lenë shenjë edhe në karrierën e një lojtari si Lionel Messi që me Kombëtaren e Argjentinës vazhdon ta ndjekë fati i keq.

Finalja e Kupës së Amerikës e humbur përballë Kilit, i ka dhënë një goditje të rëndë sulmuesit që nëpërmjet një mesazhi në në Facebook u shpreh mirënnjohjen tifozëve për mbështetjen. 

“Nuk ka asgjë më të dhimbshme se sa një humbje në një finale por unë dua të falënderoj gjithë tifozët tanë që na mbështesin edhe gjatë momenteve të vështira si ky”, shkruan Messi, i cili refuzoi edhe trofeun e lojtarit më të mirë të turneut. 

Argjentina nuk ka fituar asnjë trofe që prej 22 vjetësh dhe mesa duket, pritja do të vazhdojë gjatë për Lionel Messin dhe tifozët e një skuadre të rrethuar nga yjet.