Federer ngritët në renditjen e ATP, Murray i pari (Foto)

  • 17 July 2017 - 21:36
Federer ngritët në renditjen e ATP, Murray i pari (Foto)

Pas triumfit në Wimbledon për herë të tetë në karrierë, Roger Federer është ngritur edhe në renditjen e ATP

Tenisti zviceran, Roger Federer është ngritur në vendin e tretë me 6545 pikë në renditjen e re të Federatës Ndërkombëtarë të Tenisit (ATP).

Federer këtë sezon ka fituar 5 nga 14 turnetë ku ka marrë pjese dhe këtu përfshihen sukseset në turnetë Grand Slam të Australian Open dhe Wimbledon, ato në turnetë Master të Indian Wells dhe Miamit si dhe triumfi në Halle.

Për sa i përket pikëve të fituara gjatë këtij viti, është i dyti pas Rafael Nadal me të dy tenistët që janë plotësisht në garë për vendin e parë të klasifikimit ATP që për momentin vazhdon të mbahet nga Murray me 7750 pikë, vetëm, 285 pikë më shumë se Nadal.

Ka zbritur në vendin e katërt Novak Djokovic, por që nuk është shumë larg nga Federer, ndërkohë që Wawrinka është në vendin e pestë.

Finalisti i Wimbledon, Marin Cilic mban vendin e gjashtë, ndërkohë që në dhjetëshen më të mirë të ATP janë edhe Dominic Thiem, Kei Nishikori, Milos Raonic dhe Grigor Dimitrov.

(Kosova Sot)