Perez rikthehet në La Liga

  • 20 August 2017 - 14:53
Perez rikthehet në La Liga

Lucas Perez është i zhgënjyer me Arsenalin dhe do të largohet nga Londinezët.

Sulmuesi spanjoll iu bashkua vitin e kaluar skuadrës angleze por nuk ka pasur hapësirat e duhura që të luaj si titullar.

Me ardhjen e Alexandre Lacazette, reprezentuesi i Spanjës do të ketë edhe më pak minuta.

Kjo ka bërë që ai të kërkojë largimin nga klubi dhe dëshira e tij është të rikthehet në La Liga.

Transferimi i tij i ka kushtuar Arsenalit rreth 15 milionë euro nga Deportivo La Coruna.

Është ish-skuadra e Perez, La Coruna e cila ka shprehur dëshirën për ta rikthyer atë në skuadër.

Sipas medieve angleze ky transferim mund të ndodhë për rreth tetë milionë euro.

(Kosova Sot)