< Mourinho komenton lëndimet në skuadër: Kemi lojtarët të tjerë, nuk do t’i vajtojmë të lënduarit - Sport - Kosova Sot
Mourinho komenton lėndimet nė skuadėr: Kemi lojtarėt tė tjerė, nuk do t’i vajtojmė tė lėnduarit

Mourinho komenton lėndimet nė skuadėr: Kemi lojtarėt tė tjerė, nuk do t’i vajtojmė tė lėnduarit

Jose Mourinho i ka përgënjeshtruar sugjerimet se lëndimet e Romelu Lukakut dhe Marouane Fellainit do të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

 

Sulmuesi, i cili i ka shënuar shtatë gola deri më tani në Ligën Premier, mungoi të shtunën në ndeshjen ndërmjet Belgjikës dhe Bosnje e Hercegovinës, për shkak të një lëndimi në nyje.

Mirëpo, 24-vjeçari u inkuadrua në pjesën e dytë në takimin e të martës mbrëma kundër Qipros duke shënuar madje një gol.

Para ndeshjes së Belgjikës, Mourinho kishte thënë për Sky Sports se nëse Lukaku do të luante, atëherë kjo është një shenjë e mirë se ai po rikuperohet dhe ashtu ndodhi.

Prandaj, gjasat janë të mëdha që portugezi ta inkuadrojë sulmuesin belg në derbin e fundjavës ndaj Redsave.

Nga ana tjetër, Fellaini do të mungojë në Anfield, duke qenë se ka një problem me ligamentin. Sidoqoftë, trajneri i Djajve të Kuq ka thënë se lëndimet nuk duhet të shikohen si arsyetim.

“Ne nuk i vajtojmë lëndimet, ne mund ta kritikojmë procesin që çon deri te lëndimi i lojtarëve, por nuk do të qajmë. Thjesht, u besojmë lojtarëve që i kemi në grup për të ndihmuar”, ka thënë trajneri.

Manchester Unitedi ka fituar gjashtë ndeshje dhe ka barazuar në një tjetër, në shtatë përballjet e para sezonale në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq aktualisht kanë pikë të barabarta (19) me liderin Manchester City.

(Kosova Sot)

5 orë e 19 minuta më parë