< Bashkimi nis sot garën në BIBL - Sport - Kosova Sot
Bashkimi nis sot garėn nė BIBL

Bashkimi nis sot garėn nė BIBL

Sonte starton kampionati ballkanik i basketbollit, BIBL.

Skuadra e vetme e vendit tonë Bashkimi do të nis garën sonte në kampionatin më të ri në “Balkan League”.

Prizrenasit do të jenë mysafirë të skuadrës së Blokotehnas nga Gjevgjelia e Maqedonisë.

Ndeshja luhet sot me fillim prej orës 18:30, ndërsa drejtësinë në ndeshje do ta ndajnë Dimitrios Bitis, Nikos Tziopanos dhe Diamantis Lortis.

Blokotehna ka nisur stinorin në BIBL me fitore, duke e mposhtur Tiranën në javën e kaluar.

Ndryshe, portokallezinjtë në kampionatin kosovar zë pozitën e tretë me pesë pikët të fituara.

Theksojmë se kampion aktual i kësaj lige është skuadra bullgare e Beroes.

(Kosova Sot)

16 orë e 39 minuta më parë