< Muzaka: Duam gjithnjë fitore, kemi shënuar në 9 nga 10 ndeshje - Sport - Kosova Sot
Muzaka: Duam gjithnjė fitore, kemi shėnuar nė 9 nga 10 ndeshje

Muzaka: Duam gjithnjė fitore, kemi shėnuar nė 9 nga 10 ndeshje

Gjergji Muzaka kërkon qetësi dhe profesionalizëm në duelin e sotëm. “Sa herë përmendet Partizani i Beogradit, në mendjen e të gjithë shqiptarëve vjen emri i Sokol Kushtës për golin e shënuar, edhe për shkak të rivalitetit ndërmjet dy shteteve që e bën më të veçantë këtë përballje. Më e rëndësishme është të arrijmë objektivin si klub, marrja e tri pikëve dhe kalimi i grupeve, që kalon nëpërmjet Partizanit dhe duhet patjetër trepikëshi.

Presion? Për të gjithë shqiptarët, është më e veçantë sesa ndeshjet e tjera, por ne si sportistë dhe staf duhet të ruajmë qetësinë dhe profesionalizimin dhe të mos ndikohemi nga ambienti jashtë që na rrethon. Ftoj tifozët që mbështetja të jetë brenda kufirit të lojës së futbollit, pasi ne si shqiptarë e kemi treguar në raste më të mëdha se kjo për lidhjen që kemi me flamurin dhe atdhedashurinë.

Do ishte shumë më mirë të rrija në shtëpi dhe ekipi të fitonte, meqë kur shënoj dhe jap asiste ekipi nuk fiton (qesh). Ne ju premtojmë se nesër (sot) do të bëjmë maksimumin që të marrim tri pikët. Barazimi? Objektivi kalon nga fitorja me Partizanin dhe do hyjmë në fushë për të fituar.

Këtë e kemi bërë në të gjitha përballjet, ku kemi hyrë të barabartë dhe të fitojmë në çdo ndeshje. Fakti që kemi shënuar në 9 nga 10 ndeshje që kemi luajtur, do të thotë që kemi hyrë për të fituar. Nuk i trembemi asnjë kundërshtari, por i vlerësojmë dhe ndeshja është shumë e vështirë. Duhet të tregohemi sa më të qetë”, tha Muzaka në konferencën për shtyp.

(Kosova Sot)

10 orë e 51 minuta më parë