< &#8203;Evra, “armik i popullit” francez - Sport - Kosova Sot
​Evra, “armik i popullit” francez

​Evra, “armik i popullit” francez

Patrice Evra u bë protagonisti negativ i një ngjarjeje të shëmtuar në ndeshjet e Europa League, teksa goditi në fytyrë një tifoz të Olimpikut të Marsejës pak minuta përpara fillimit të ndeshjes me Vitoria Guimaraes.

Një gjest ky që detyroi drejtuesit e klubit marsejez ta pezullojnë menjëherë atë, ndërkohë që më 10 nëntor, edhe UEFA pritet të marrë një vendim ndëshkues ndaj tij.

Por jo vetëm kaq, kundër Evrasë kanë dalë tashmë edhe tifozët e Marsejës. Këta të fundit, në prag të fillimit të sfidës me Caen shpalosën në shkallët e stadiumit “Velodrome” një parullë kundër ish-futbollistit të Monacos, Manchester United dhe Juventusit.

“Mendove se qëndroje mbi Marsejën dhe tifozët e saj. Nuk duam që të veshësh më fanellën me ngjyrat e kësaj skuadre. Evra, shkofsh në djall”, shkruhej në parullën e përgatitur nga tifozët për mbrojtësin francez. 

(Kosova Sot)

13 orë e 24 minuta më parë