< Lojtari që i mungon Ronaldos më së shumti në Real Madrid - Sport - Kosova Sot
Lojtari qė i mungon Ronaldos mė sė shumti nė Real Madrid

Lojtari qė i mungon Ronaldos mė sė shumti nė Real Madrid

Real Madridi e ka një skuadër plot me futbollistë të klasës botërore, por Cristiano Ronaldo beson se një lojtar i caktuar i mungon më së shumti klubit kur nuk është në dispozicion.

Sipas “El Chiringuito”, portugezi beson se klubit është duke i munguar sulmuesi anësor, Gareth Bale. Bale gjatë katër viteve në kryeqytetin spanjoll ka munguar shpesh për shkak të problemeve me lëndime dhe momentalisht është jashtë për shkak të një dëmtimi në kofshe.

Uellsiani mungon tash e 40 ditë dhe thuhet se Ronaldo mendon se mungesa e Bale e dëmton performimin e klubit dhe të tijen në veçanti.

Por, lajmi i mirë për Realin dhe Ronaldon është se Bale siç duket do të kthehet për ndeshjen derbi ndaj Atletico Madridit, e cila do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano” pas ndeshjeve të kombëtarëve. 

Image

 

(Kosova Sot)

19 orë e 26 minuta më parë