< Trajneri i famshëm: Nëse e doni futbollin, e doni Messin - Sport - Kosova Sot
Trajneri i famshėm: Nėse e doni futbollin, e doni Messin

Trajneri i famshėm: Nėse e doni futbollin, e doni Messin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë sot se kushdo që e do futbollin e do edhe Lionel Messin.

Messi do të luajë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi dhe për këtë fakt, Wenger është i lumtur.

Messi shënoi tri gola në ndeshjen e fundit eliminatore të Argjentinës kundër Ekuadorit për ta çuar kombëtaren e tij në Botëror.

“Personalisht jam shumë i lumtur ta shoh që Messi do të luajë në Kupën e Botës. Nëse e doni futbollin, e adhuroni ta shihni Messin duke luajtur. Nëse e doni futbollin, e doni edhe Argjentinën”, ka thënë francezi. 

 (Kosova Sot)

15 orë e 54 minuta më parë