Kroacia me një këmbë në Botëror - Sport - Kosova Sot
Kroacia me një këmbë në Botëror

Kroacia me një këmbë në Botëror

Kroacia e ka shkatërruar Greqinë në “Maksimir” në Zagreb duke e mposhtur 4:1 dhe është me një këmbë në Botërorin “Rusia 2018”.

Kroacia e ka fituar betejën e parë kundër Greqisë duke e mposhtur 4:1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit dhe është me një këmbë në Botëror.

Luka Modric (13’), Nikola Kalinic (19’), Ivan Perisic (33’) dhe Andrej Kramaric (49’) shënuan për Kroacinë, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Sokratis Papastathopoulos (30’).

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën ku tashmë Kroacia është me një këmbë në Rusi. 

(Kosova Sot)

23 orë e 7 minuta më parë
18/06/18