Buffon në kërkim të rekordit historik në Serie A

  • 18 November 2017 - 12:22
Buffon në kërkim të rekordit historik në Serie A

Gianluigi Buffon ka thyer rekorde të shumta gjatë karrierës dhe deri në fund të këtij sezoni, kur edhe planifikon t’i varë atletet - mund t’i thyejë edhe disa tjerë.

Gianluigi Buffon mund t’i thyejë disa rekorde para se të pensionohet në fund të këtij sezoni.

Portieri i Juventusit mund të kishte luajtur Botërorin e gjashtë në Rusi, por Italia u shokua në “play-off” nga Suedia, duke mos arritur kualifikimin.

Buffonit ka thyer shumë rekorde, ndërsa pavarësisht se nuk do të luajë në Botëror, 39 vjeçari ka edhe dy rekorde për të thyer.

Buffon aktualisht është i dyti me më së shumti paraqitje në histori të Serie A, me 627, Paolo Maldini është i pari me 647.

Image

Nëse veterani italian luan 21 ndeshje nga 26 të mbetura në Ligëm do ta thyejë këtë rekord.

Buffon numëron 10 Scudetto, por jo zyrtarisht për shkak se Zonjës së Vjetër i janë marrë trofetë në vitet 2004/05 dhe 2005/06 për shkak të skandalit “Calciopoli”.

Zyrtarisht, portieri i Juves ka tituj të fituar sa Virginio Rosetta, Giovanni Ferrari dhe Beppe Furino, por nëse Zonja e Vjetër fiton edhe këtë edicion, Buffon do të shkojë në nëntë trofe, megjithëse 39 vjeçari do të numërojë 11’të.

Buffon aktualisht mban rekordet për më së shumti paraqitje si portier, ndërsa ka shkuar në 974 minuta pa pranuar gol dhe më së shumti ndeshje me radhë pa pranuar gol (10).

Image

Përveç kësaj, ai ka luajtur më shumë minuta se çdo lojtarë tjetër për Juventusin, gjithashtu mban edhe rekordin për më së shumti paraqitje për Zonjën e Vjetër në Ligën e Kampionëve.

Alessandro Del Piero mban rekordin për më së shumti paraqitje për Juven 705, dhe Buffon duhet të bëjë edhe 70 paraqitje për të arritur këtë.

Për Kombëtaren e Italisë, Buffon është larg të tjerëve me 175 paraqitje, që besohet të ketë qenë e fundit ajo në barazimin me Suedinë në “San Siro”.

Buffon me Kombëtaren mban edhe rekorde; portën e paprekur (77), penalti të pritura (5) dhe më së shumti ndeshje si kapiten, ku ndan vendin e parë me Fabio Cannavaro, dytë me nga 79 paraqitje. 

Image
Image

 

 (Kosova Sot)