Feronikeli i pamëshirshëm për Vëllaznimin

  • 22 November 2017 - 14:59
Feronikeli i pamëshirshëm për Vëllaznimin

Feronikeli i ka dhënë leksion futbolli Vëllaznimit duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0.

Skuadra e Zekerija Ramadanit që po kalon formë shumë të mirë arriti ta zhbllokojë sfidën që në minutën e 28, kur Medurim Hoti shënoi me kokë.

Nuk vonoi shumë dhe ylli i Feronikelit ngriti epërsinë në 2-0 pas vetëm pesë minutash.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, drenicasit shënuan edhe një herë.

Yll Hoxha asistoi për Granit Arifaj që shënoi në portën e zbrazët për 3-0.

Vëllaznimi e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Altik Muhaxhiri u ndëshkua me kartonë të kuq, për prekje të topit me dorë jashtë zonës.

Me këtë rezultat u mbyll ndeshja. Fitoren e madhe për Feronikelin që e ngjitë në pozitën e dytë.

(Kosova Sot)