Zyrtare: Aubameyang rinovon me Dortmundin deri më 2020

  • 31 July 2015 - 16:26
 Zyrtare: Aubameyang rinovon me Dortmundin deri më 2020

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka rinovuar kontratën me Borussia Dortmund deri në vitin 2020. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit gjerman, ndërsa lojtari nga Gaboni është shprehur shumë i lumtur.
"Jam shumë i lumtur që kam vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera. Kjo do të thotë se do të jem këtu deri në vitin 2020. Jam shumë i lumtur te Dortmundi, po ndihem mirë, më pëlqen qyteti dhe më e rëndësishmja është se kemi tifozëtë mrekullueshëm", ka thënë Aubameyang.

(Kosova Sot)