Finalja e Supërkupës Skënderbeu – Laci, më 12 Gusht

  • 01 August 2015 - 12:01
Finalja e Supërkupës Skënderbeu – Laci, më 12 Gusht

Ecuria mjaft pozitive e Skënderbeut në Champions League detyron Federatën Shqiptare të Futbollit të ndryshojë kalendarin e sezonit të ri futbollistik, më konkretisht datën e finales së Superkupës, Skënderbeu – Laci. Kjo sfidë e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 16 Gusht, do të luhet më 12 Gusht në orën 20:00, për t’i dhënë më shumë kohë Skënderbeut për t’u përgatitur për sfidat play-off të Championsit, sigurisht duke presupozuar që kampionët e Shqipërisë do ta eliminojnë Milsamin, kundërshtar të cilin e mposhtën 2-0 në takimin e parë në Moldavi. Në bazë të kalendarit më 18 ose 19 Gusht do të zhvillohen ndeshjet e vajtjes së fazës play-off të Championsit, cka do të thotë se ekipi i Mirel Josës nuk mund të zbresë në fushë më 16 Gusht për finalen e Superkupës me Lacin, kështu që Federata Shqiptare e Futbollit vendosi ta afrojë më 12 Gusht ndeshjen që ngre siparin për sezonin futbollistik 2015-2016.

Skënderbeu është përballur me Lacin në Supërkupën e Shqipërisë edhe në vitin 2013, me korcarët që triumfuan vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, teksa koha e rregullt kishte përfunduar në barazim 1-1.