​Trepça ’89 emëron trajner Maganin, synon mbrojtjen e titullit

  • 31 December 2017 - 13:32
​Trepça ’89 emëron trajner Maganin, synon mbrojtjen e titullit

Gugash Magani është zyrtarisht trajner i Trepçës ‘89 në Vala Supërligën e Kosovës.

Pasi u largua nga Teuta për shkak të ecurisë së dobët, trajneri Magani do ta vijojë karrierën në futbollin kosovar, aty ku drejtojnë aktualisht edhe Bledi Shkëmbi dhe Hasan Lika.

Magani do të punojë bashkë me Sabit Osmanin, Klodian Dervishin dhe Enver Salihun.

Presidenti Abedim Zeka pritet të mbyllë shumë shpejt çështjen e akomodimit gjatë fazës përgatitore të janarit, që do të zhvillohet në Turqi, ndërsa në ditët në vijim do të bëhen të ditur edhe emra e kundërshtarë në miqësoret që do të zhvillohen në Antalia.

 Trepça ’89 synon të mbrojë titullin kampion me Maganin trajner, ndërsa aktualisht ndodhet ne vendin e 7-të me 27 pikë, 7 më pak se Llapi kryesues.

(Kosova Sot)