811 ndeshje në Premierligë, Wengeri e kalon Fergusonin

  • 31 December 2017 - 17:31
811 ndeshje në Premierligë, Wengeri e kalon Fergusonin

Wenger do të ulet në stolin e Arsenalit për herë të 811 në një ndeshje të Premierligës, duke kaluar edhe Fergusonin.

Sfida kundër ËBA-së, do të jetë e 811’ta për trajnerin, Arsene Wenger, në stolin e Arsenalit, më shumë se çdo trajner tjetër në histori.

Kështu, francezi do të shkruajë historinë në Premierligë për ta lënë prapa legjendën, Sir Alex Ferguson, që udhëhoqi Manchester Unitedin në 810 ndeshje në Premierligë.

Në këto 810 ndeshje, Wengeri ka arritur 468 fitore, 197 barazime dhe 245 humbje, duke fituar tre herë Premierligën.

Image

 

(Kosova Sot)