David Silva përmes një mesazhi të dhimbshëm tregon pse mungoi disa ndeshje - Sport - Kosova Sot
David Silva përmes një mesazhi të dhimbshëm tregon pse mungoi disa ndeshje

David Silva përmes një mesazhi të dhimbshëm tregon pse mungoi disa ndeshje

David Silva ka thënë se shkak i mungesës së tij në disa ndeshjet e fundit të Manchester Cityt është lindja e parakohshme e të birit.

Silva, 31-vjeçar, mungoi në ndeshjet ndaj Newcastle dhe Crystal Palace, me trajnerin e tij Pep Guardiola që e konfirmoi mungesën e tij për arsyeje personale. 

Megjithatë, spanjoll sot i është drejtuar tifozëve me një mesazh, ku ka treguar arsyen e mungesës së tij.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë juve për dashurinë dhe urimet e mira që na i keni dërguar në disa javët e fundit. Falënderim i veçantë i shkon bashkëlojtarëve, trajnerit dhe të gjithëve në klub që kanë shprehur mirëkuptim për situatën time. Po ashtu, dua ta ndaj me ju lindjen e të birit tim, Mateso, i cili është lindur shumë parakohe dhe po lufton çdo ditë me ndihmën e ekipit mjekësor”, ka thënë Silva në një komunikatë në Twitter. 


 

(Kosova Sot)

6 orë e 7 minuta më parë
21/10/18