Sulmuesi 50-vjeçar e vazhdon kontratën me skuadrën - Sport - Kosova Sot
Sulmuesi 50-vjeçar e vazhdon kontratën me skuadrën

Sulmuesi 50-vjeçar e vazhdon kontratën me skuadrën

Ish-përfaqësuesi japonez, Kazuyoshi Miura, ka vazhduar të dëshmojë se mosha është thjesht numër dhe jo pengesë për një karrierë në futbollin profesional, duke nënshkruar kontratë të re me Yokohama FC në moshën 50-vjeçare.

Miura, i cili vitin e kaluar e theu rekordin e Stanley Mattheës si futbollisti më i vjetër profesionist që shënon gol, u pensionua nga Kombëtarja para 18 viteve pasi kishte regjistuar 89 paraqitje, por tani ai është i gatshëm të luajë në sezonin e tij të 33-të në ligë.

Sulmuesi veteran e nisi karrierën me Santosin dhe i kaloi disa vite në Brazil para se të kthehej në athe në vitet e 90-ta, si dhe duke i mposhtur lojtarët si Gary Lineker dhe Zico për t’u shpallur MVP në sezonin inaugurues të J.League tri sezone më vonë.

Miura po ashtu u shpall lojtari aziatik i vitit më 1993, por në mënyrë kontraverse u la jashtë Kombëtares së Japonisë për Kupën e Botës më 1998, përkundër faktit se i shënoi 14 gola në ndeshjet kualifikuese të Japonisë, e cila e siguroi pjesëmarrjen në këtë ngjarje për herë të parë.

Ai iu bashkua Yokohama si 38-vjeçar në vitin 2005 dhe në shkurt do t’i mbushë 51 vjet.

(Kosova Sot)

3 orë e 30 minuta më parë
24/05/18