Chelsea e konsideron transferimin e Dzekos
Antonio Conte e dëshiron një sulmues në skuadër, pasi Alvaro Morata nuk ka bindur në muajt e parë të këtij sezoni
Chelsea ka shprehur interesim dhe e dëshiron sulmuesin boshnjak të Romës, Edin Dzeko, shkruan Mediaset Premium.
Dzeko shihet si mundësi e mirë për sulmin e londinezëve, pasi Alvaro Morata ka rënie nga ndeshja në ndeshje.
Ky nuk është lojtari i vetëm i Romës që mund të përfundoi në Stamford Bridge, pasi dëshirë e trajnerit Conte është edhe mbrojtësi brazilian, Emerson Palmeiri.
(Kosova Sot)