Roger Federer shumë i fortë për Marton Fucsovics (VIDEO)

  • 22 January 2018 - 11:51
Roger Federer shumë i fortë për Marton Fucsovics (VIDEO)

Federer është treguar i fortë për Marton Fucsovics, duke u kualifikuar në çerekfinale të Australian Open.

Favoriti për të mbrojtur titullin në Australin Open dhe për ta fituar për herë të gjashtë në karrierë, Roger Federer, ka kaluar me shumë lehtësi në çerekfinale të këtij turneu, raporton Eurosport.

Federer triumfoi ndaj Marton Fucsovics 6-4, 7-6 dhe 6-2 dhe tani në çerekfinale do të takohet me Tomas Berdych, çeku e mposhti Fabio Fogninin.

(Kosova Sot)