Manchester City arrin marrëveshje me mbrojtësin francez

  • 24 January 2018 - 11:18
Manchester City arrin marrëveshje me mbrojtësin francez

Atheltic Bilbao tashmë është duke e menduar jetën pa Aymeric Laporte, pasi ai ka arritur marrëveshje me liderin e Premierligës, Manchester Cityn, i cili është i gatshëm t’i paguajë 65 milionë euro në klauzolën e lirimit të tij.

Mbrojtësi francez pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Manchester Cityn dhe së shpejti do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolas në stërvitje, shkruan Marca.

Deri në fund të këtij afati kalimtar, Laporte do ta veshë fanellën e Cityt.

Ku lajm vjen si befasi pasi vetëm pak ditë më parë, ai e lavdëroi bashkëlojtarin Kepa për nënshkrimin e kontratës së re me skuadrën duke ia përkushtuar të ardhmen atij. 

(Kosova Sot)