Juventusi do të zgjedh mes Gayas ose Darmianit

  • 07 February 2018 - 12:34
Juventusi do të zgjedh mes Gayas ose Darmianit

Juventus vazhdon ta vëzhgojë tregun evropian, ndërsa në radar mbeten Jose Luis Gaya dhe Matteo Darmian.

Sipas Tuttosport, mbrojtësit Stephan Lichtsteiner dhe Kwadwo Asamoah, do të largohen, ndërsa edhe Alex Sandro mund ta bëjë këtë zgjedhje.

Leonardo Spinazzola do të rikthehet nga huazimi në Atalanta, ndërsa Tuttosport shkruan se Bianconerët do ta sjellin edhe një lojtar krahu.

Darmian mbetet në krye të listës pasi është italian dhe e njeh kampionatin.

Image

Në anën tjetër Gaya, kushton nga 25 deri në 30 milionë euro.

Ai po ashtu mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.  Gazeta shkruan se mbrojtësi i Manchester United kushton 20 milionë euro.

Image

 

Në anën tjetër Gaya, kushton nga 25 deri në 30 milionë euro.Avantazhi i mbrojtësit të Valencias është se ai është 22 vjeç, gjashtë vite më i ri se Darmian.

 

(Kosova Sot)