Inter pas yllit të Lazios

  • 07 February 2018 - 21:19
Inter pas yllit të Lazios

Inter e dëshiron mesfushorin brazilian të Lazios, Felime Anderson

Ylli brazilian, Felipe Anderson është pranë largimit nga Lazio, pas problemeve me trajnerin Simone Inzaghi.

Këtë mundësi po mundohet ta shfrytëzojë Inter, që ka hyrë në garë për brazilianin.

Sipas Corriere dello Sport, skuadra nga Milano gjatë verës së ardhshme do të ofrojë 20 milionë euro për Anderson.

Kjo shumë nuk pritet të pranohet nga Lazio, pasi 25 për qind e shumës i takon skuadrës braziliane Santos.

(Kosova Sot)