Prishtina kthehet në kryeqendër

  • 10 February 2018 - 10:29
Prishtina kthehet në kryeqendër

Pas dy javëve qëndrim në Antalya të Turqisë, skuadra e Prishtinës është rikthyer në kryeqytet.

Ditën e djeshme futbollistët bardhekaltër e kanë pasur ditë të lirë, ndërsa nga sot rifillojnë seancat stërvitore. Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me punën e bërë nga skuadra.

"Asnjëherë nuk kam qenë më i kënaqur në përgatitje se sa tani. Nuk kisha shumë ndeshje, vetëm tre dhe isha tërësisht i preokupuar vetëm në punë në përgatitje maksimale të skuadrës. Kushte e punës i kisha të përsosura, ndërsa futbollistët iu përgjigjën maksimalisht impenjimit që unë doja. Edhe pse skuadra donë ende edhe pak punë deri në përpunimin e plotë të ekipit, besoj shumë se kjo do të arrihet në momentin e duhur dhe për këtë duhet përkushtimi maksimal edhe i futbollistëve", ka thënë Mirel Josa.

Skuadra të mërkurën ndeshet për Kupë me Kosovën e Prishtinës.

(Kosova Sot)