Prishtina "bombardon" që në start të garave

  • 19 February 2018 - 08:31
Prishtina

STINORI PRANVEROR NË VALA SUPERLIGË NISI ASHTU SIÇ EDHE PRITEJ, I ZJARRTË

Fitore shumë të vlefshme ka shënuar edhe Drita

Edhe pse larg kryeqytetit, Prishtina ka arritur të triumfojë në derbin e stinorit pranveror, duke e mposhtur Llapin për ta rrëmbyer pozitën e parë në tabelë. Fitore shumë me vlerë kanë shënuar edhe Trepça'89 e Drita, duke konfirmuar edhe një herë luftën për titullin e kampioni

Me ndeshjet e zhvilluara dje është hapur stinori pranveror në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Ashtu siç ishte paralajmëruar, si një garë e zjarrtë, ku do të luftohet në çdo cep për çdo pikë, ashtu edhe ndodhi. Pa dyshim vëmendja ishte përqendruar në Pejë, ku u takuan lideri i tabelës, Llapi, dhe i dyti në renditje, Prishtina. Ishin bardhekaltrit ata që festuan dhe rrëmbyen vendin e parë. Fitore me peshë kanë shënuar edhe Trepça'89 e Drita, duke konfirmuar luftën për titull, derisa starti ishte zhgënjyes për Feronikelin, i cili humbi në Gjilan dhe ka pësuar rënie bukur të madhe në luftë për titullin e kampionit. Sido që të jetë, starti i stinorit pranveror dha sinjale se sivjet do ta kemi një garë të jashtëzakonshme, ku deri në fund do të luftohet për gjithçka. Ajo që shpresohet dhe besohet është se kampionati të jetë korrektë dhe gjithçka të arrihet përmes fushës e assesi përmes rrugëve të tjera.

 Trepikësh të madh e ka marrë edhe Trepça'89, e cila e ka mposhtur Vëllanzimin. Trepça'89 ka pasur bukur shumë telashe dhe duket se në lojën e saj ndikoi eliminimi nga Kupa e Kosovës në mesjavë nga Llapi

Duhet pranuar se tensionet nuk do të mungojnë dhe këtë e dëshmoi java e parë ku në Gjilan patëm një karton të kuq, derisa lojë bukur të ashpër kishte edhe në përballjet tjera. Prishtina rrëmben pozitën e parë Edhe pse larg kryeqytetit dhe me një mbështetje jo aq sa e meriton, Prishtina ka arritur të triumfojë në derbin e stinorit pranveror, duke e mposhtur Llapin për ta rrëmbyer pozitën e parë në tabelë. Bozhoviq dhe Shabani (autogol) ishin realizatorët për ekipin e trajnerit Mirel Josa, të cilat i mjaftuan për ta dërguar në krye të tabelës, atje ku po pretendon ta përfundojë kampionatin kjo skuadër. Sesa do të arrijë ta mbajë këtë pozitë mbetet të shihet, por trajneri Josa pas ndeshjes nuk është treguar aspak euforik duke e mbajtur ekipin më këmbë në tokë. Në anën tjetër, kjo humbje mund të sjellë tensione te ekipi llapjan, edhe pse trajneri Batatina është munduar ta mbaj të ekuilibruar skuadrën, duke thënë se kjo ndeshje nuk vendos asgjë dhe deri në fund do të ketë shumë lojë. Sa i përket lojës, ajo solli një ballafaqim shumë të fortë. Goli i hershëm i Prishtinës, qysh në minutën e dytë i mundësojë kësaj skuadre ta menaxhojë shumë më mirë vazhdimin e lojës derisa te Llapi, presioni vetëm sa rritej dhe kjo u konfirmua në minutën e 70-të, kur Egzon Shabani shënoi në portën e tij për t'i dhënë Prishtinës avantazh prej dy golave dhe kjo doli të jetë e paarritshme për Llapin në vazhdim.

"Nuk ka përfunduar asgjë. Deri në fund kemi shumë kundërshtarë të tjerë. Ketë herë mposhtëm kandidatin kryesor për titull, por asgjë nuk ka përfund. Ne duhet të kërkojmë të japim maksimumin se nuk bën ndryshe. Në pjesën e dytë bëmë disa gabime individuale dhe ia mundësuam Llapit ta posedojë topin dhe sikur të ishte më i mirë në sulm Llapi, ka mundur të na nxjerrë telashe edhe pas rezultatin 2:0. Këto gabime duhet t'i menaxhojmë në ndeshjet e radhës", ka thënë trajneri i Prishtinës, Mirel Josa.

Në anën tjetër Tahir Batatina premton se Llapi shpejt do të rikthehet në vendin e parë. "Kampionit është i gjatë dhe nuk ka përfunduar asgjë. Ne jemi në garë për titull dhe kupë dhe nga loja që pamë u pa që Prishtina nuk ka ndonjë skuadër ku me ditë çfarë, pra nuk është e pamposhtur dhe ne presim që ajo të gabojë. Ne do të shohim ndeshje pas ndeshje dhe nuk dëshpërohemi. Këtë herë kemi pasur mungesa, pastaj edhe Zhdrella nuk ka qenë 100 për qind i gatshëm, pasi ka pasur problem shëndetësore dhe u desh ta kursejmë në pjesën e parë. Mirëpo, gjithçka besoj se do të rregullohet në ndeshjet e radhës", ka thënë trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Kampionët triumfojnë me vështirësi

Një trepikësh të madh e ka marrë edhe Trepça'89, e cila e ka mposhtur Vëllanzimin. "Minatorët" kanë pasur bukur shumë telashe dhe duket se në lojën e tyre ndikoi eliminimi nga Kupa e Kosovës në mesjavë nga Llapi. Presioni këtë herë ishte i madh te futbollistët e Gugash Maganit, të cilët me një humbje tjetër do të krijonin mjegull të madhe dhe ndoshta të parikuperueshme në vazhdim të garave, çka do të bënte që lufta për titull të zbehej maksimalisht. Kjo edhe bëri që loja të jetë e vështirë. Sido që të jetë kampionët festuan me një supergol të shënuar nga kapiteni Shpëtim Idrizi, derisa për Vëllaznimin kjo humbje vetëm sa i vështirëson punët edhe më shumë në vazhdim për të kërkuar mbijetesën.

Feston Drita, zhgënjen Feronikeli

Një ndeshje mjaft interesante ishte ajo ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, e cila u zhvillua në Gjilan, e ku fitores iu gëzua skuadra gjilanase, me golin e shënuar nga Fidan Gërbeshi nga penalltia në minutën e 52-të. Ky takim solli bukur shumë tension derisa kulmi ishte përjashtimi me karton të kuq i kapitenit të "Niklit" Behar Maliqi pas një zënke që kishte me futbollistë të Dritës

Një ndeshje mjaft interesante ishte edhe ajo ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, e cila u zhvillua në Gjilan, e ku fitores iu gëzua skuadra gjilanase, me golin e shënuar nga Fidan Gërbeshi nga penalltia në minutën e 52-të. Ky takim solli bukur shumë tensione derisa kulmi ishte përjashtimi me karton të kuq i kapitenit të skuadrës nga Drenasi, Behar Maliqi pas një zënke që kishte me futbollistët e Dritës. Kjo edhe ndikoi në vazhdimin e lojës, pasi Feronikeli i hendikepuar me një futbollist më pak, nuk mundi të rezistojë për t'u dorëzuar në minutën e 52- të kur shënoi nga penalltia ishi i Feronikelit tash te Drita, Fidan Gerbeshi.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi, është parë dukshëm i shqetësuar i cili e pranon s kjo humbje ia vështirëson rrugëtimin për titull. "Sigurisht që me këtë humbje mbesim paksa mbrapa por assesi nuk dorëzohemi në luftë për titull", ka thënë Munishi. Në anën tjetër trajneri i Dritës, Bekim Isufi është parë më i relaksuar pas këtyre tri pikëve që e çojnë Dritën në pozitën e dytë në tabelë.

"Jam i kënaqur me pikët, por jo edhe shpërdorimin e rasteve. Kemi gabuar shumë sidomos kur kishim epërsinë dhe duhej mbyllur çështjen e fituesit. Një skuadre të madhe dhe të pjekur siç është Drita nuk guxon ti ndodh kjo, ndaj ne do të ulemi dhe do të analizojmë se ku po gabojmë për tu përmirësuar në ndeshjet e tjera", ka thënë Bekim Isufi. Drenica dëshpërohet përballë Besës Sfida në stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj ndërmjet Drenicës dhe Besës ka dhënë spektakël sa i përket golave. Plot 4 sosh janë shënuar në të dyja portat për të mbetur kështu të dyja skuadrat në fund pa fitues, pasi i ndanë pikët. Hamiti e Peposhi shënuan nga një gol për drenicasit, kurse për një pikë të pejanëve u përkujdesën Shkëmbim Salihi dhe Azem Bejta (Autogol).

Një fitore shumë të madhe e ka marrë Liria e cila para shikuesve të vetë e ka mposhtur Vllazinë e Pozhoranit me rezultatin 2:1 për t'ia zbehur maksimalisht gjasat në luftë për mbijetesë . Të dy golat për prizrenasit i shënoi Artur Magani ndërsa për mysafirët realizoi Miftaraj. Të kujtojmë se java e 19-të mbyllet me ndeshjen që luhet sot ndërmjet Gjilanit e Flamurtarit nga ora 12:30 

(Kosova Sot)