Asensio thotë se Zidane është më meritori për rikthimin e Realit në dramën kundër Betisit

  • 19 February 2018 - 10:32
Asensio thotë se Zidane është më meritori për rikthimin e Realit në dramën kundër Betisit

Tetë gola u shënuan në ndeshjen Betis – Real Madrid, ku këta të fundit triumfuan 5-3.

Real Betis – Real Madrid, ishte ndeshje për tu shijuar dhe shumë e vështirë për Los Blancos, që në fund morën tri pikë falë fitores 5-3.

Marco Asensio shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola. Spanjolli thotë se Zinedine Zidane ndryshoi skuadrën në pushim të pjesës së parë, Reali po humbiste 2-1, ani pse shënoi i pari.

“Shfrytëzuam pushim e pjesës së parë në dhomat e zhveshjes dhe korrigjuam disa gjëra”, tha Asensio, që shënoi golin e 6.000 të Real Madridit në La Liga, klubi i parë në histori që e arrin këtë.

“Ndryshimet u panë në pjesën e dytë, mbuluam hapësirat dhe e kontrolluam ndeshjen. Në sfidat e fundit jemi përmirësuar dukshëm, sinqerisht”, shtoi spanjolli. 

(Kosova Sot)