Azpilicueta shpreson për më shumë fat në Camp Nou

  • 21 February 2018 - 11:39
Azpilicueta shpreson për më shumë fat në Camp Nou

Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta shpreson se fati do ta përcjellë më shumë Chelsean në ndeshjen kthyese në Camp Nou.

Ekipi i Antonio Contes shfaqi një paraqitje impresive në barazimin 1-1 ndaj Barcelonës në Stamford Bridge.

Barca shënoi nga një gabim në mbrojtje, i vetmi në ndeshje dhe Azpilicueta shpreson në më shumë fat sidomos pas dy shtyllave të Willian.

“Ne i qasemi ndeshjes sikurse luajtëm ndaj Barcës, ne krijuam më shumë raste”.

“Ata kontrolluan topin, kjo është normale, kështu luajnë ata. Ne krijuam rastet më të rrezikshme dhe ne ishim ata që kemi mundur të dalim fitimtarë”.

“Ne duhet të mbrohemi si ekip dhe të sulmojmë e t’i godasim si ekip. Ne shrpesojmë që të kemi më shumë fat në Camp Nou”, potencoi Azpilicueta.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 14 mars në Camp Nou. 

(Kosova Sot)