Ranieri i gatshëm për Italinë

  • 22 February 2018 - 09:06
Ranieri i gatshëm për Italinë

Menaxheri i Nantes, Claudio Ranieri, ka pranuar se do të largohej nga liga franceze nëse i ofrohet posti i trajnerit të Italisë. "Çdo trajner italian do të donte të ishte në krye të përfaqësueses", ka thënë Ranieri për "Sky Sports Italia"."Kam kontratë me Nantes edhe për dy vjet dhe nuk kam marrë ndonjë mesazh, prandaj nuk mund të them asgjë. Por nëse më kontaktojnë për punën me Italinë, do të shkoja te presidenti i Nantes dhe të kërkoja largimin", ka thënë veç të tjerash trajneri italian. 

(Kosova Sot)