Mourinho lëvdon Pogban

  • 23 February 2018 - 21:47
Mourinho lëvdon Pogban

Mourinho ka vetëm fjalë të mira për sjelljen e Pogbas.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka hedhur poshtë të gjitha keqkuptimet me Paul Pogban, duke e lavdëruar ish mesfushorin e Juventusit për profesionalizmin që po tregon.

Pogba në sfidat e fundit më shumë po qëndron në stol se në fushë.

“E patë ndeshjen kundër Sevillas. Është gjithmonë më e vështirë të luash kur vjen nga stoli se kur e nis atë nga fillimi”, u shpreh ish trajneri i Interit para ndeshjes me Chelsean e Antonio Contes të dielën.

“Kur një lojtar e nis ndeshjen nga fillimi, përgatitet ndryshe. Të jesh në stol dhe të hysh në lojë pa bërë shumë nxehje, nuk është e lehtë. Mendoj se ai pati ndeshje pozitive”.

“Detajet janë detaje. Nganjëherë disa lojtarë kanë disa minuta kohë për t’u përgatitur të hyjnë në lojë nga stoli, diçka që nuk e kishte Pogba. Vetëm 10 sekonda përgatitje dhe hyri në lojë”

“Ai tregoi profesionalizëm, pavarësisht se ishte në stol, ishte gati për ta ndihmuar ekipin dhe e bëri. Mendoj se është përgjigjur në mënyrë profesionale sa herë ka qenë në stol”.

“Ishte në stol edhe kundër Huddersfield në Premierligë dhe është përgjigjur në mënyrë profesionale. Ishte në stol edhe kundër Sevillas dhe veproi në të njëjtën mënyrë”, shtoi mes tjerash Mourinho.

(Kosova Sot)