Josa: Nuk është rezultat i keq barazimi, duhej të bënim më shumë në sulm

  • 24 February 2018 - 15:51
Josa: Nuk është rezultat i keq barazimi, duhej të bënim më shumë në sulm

Vëllaznimi dhe Prishtina kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola 0-0 në derbin e javës. Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar u përballen në një ndeshje mjaftë të fortë por që nuk prodhoi gola.

Atmosfera në tribuna ishte e shkëlqyeshme pasi ishin mbledhur mijëra tifozë për ta parë këtë derbi. E barazimi nuk e ka dëshpëruar trajnerin e Prishtinës Miren Josën, i cili tha se nuk është keq ta marrësh një pikë. “Kundërshtari ishte i organizuar mjaftë mirë. Ne duhej të bënim më mirë në fazën ofensive”.

“Nuk është rezultat i keq edhe barazimi, pasi në disa raste kemi mundur të pësojmë nga Vëllaznimi”, u shpreh Josa pas ndeshjes.

Sipas trajnerit shqiptar, djelmoshat e tij duhej të bënin më shumë në repartin e sulmit. “Sot më interesoi që skuadra të mos pësonte gol, por duhej të bënim më shumë në fazën ofensive”, përfundoi Josa.

Edhe pas këtij barzimi Prishtina vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë me 36 pikë të tubuara, dy më shumë se Llapi që nesër luan me Dritën.

(Kosova Sot)