Vetëm nëntë ditë para ndeshjes me Realin, lëndohet Neymar (Video)

  • 25 February 2018 - 23:19
Vetëm nëntë ditë para ndeshjes me Realin, lëndohet Neymar (Video)

Neymar ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Marseille dhe është larguar me barelë jashtë fushës

PSG ka marrë një lajm shumë të keq, pasi gjatë ndeshjes me Marseille është lënduar ylli kryesor i skuadrës, Neymar.

Braziliani ka shkelur keq në tokë, duke lënduar nyjën e këmbës së djathtë në minutën e 77 të takimit, kur skuadra e tij po fitonte 3:0.

Ai nga fusha është larguar duke qarë dhe mbajtur kokën me duar. 

(Kosova Sot)