Chelsea ka gati planin, Lampard një herë pjesë e stafit pastaj trajner i tyre

  • 02 March 2018 - 12:05
Chelsea ka gati planin, Lampard një herë pjesë e stafit pastaj trajner i tyre

Chelsea po planifikon të bëjë legjendën Frank Lampard që në të ardhmen e afërt të jetë menaxher i tyre i skuadrës.

Legjenda Bluve bëri më shumë se 600 paraqitje për klubin londinez, ku ka fituar shumë trofe dhe ka shënuar shumë gola e asistime.Lampard gjithashtu ka ndërmarrë kurset e tij të stërvitjeve gjatë 18 muajve të fundit në mënyrë që të arrijë licencën e A të UEFA-s.Sipas The Sun, Chelsea do të vendosë Lampardin në stafin e menaxherit të ri i cili do të jetë zëvendësuesi i Antonio Contes.

Menaxheri pastaj do të jetë i ngarkuar me udhëzimin dhe trajnimin e Lampardit për t’u bërë menaxher i ardhshëm i Bluve.

Lampard ka refuzuar ofertat nga MK Dons dhe Oxford United në mënyrë që të vazhdojë të përfundojë licencat e tij të stërvitjes.

Por, një ofertë nga klubi që ai e do mund të jetë shumë e mirë dhe e vështirë për tu refuzuar për 39-vjeçarin.Gjatë verës së këtij viti pritet të dihet përfundimisht nëse ish-ylli anglez do të bëhet pjesë e stafit të Bluve. 

(Kosova Sot)